Foto: Nga Irina Shayk te Kim Kardashian, këto janë dashnoret VIP të Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka qenë kryetemë e mediave të Martën, mbas raportimeve se asht në lidhje me modelen spanjolle, Desiree Cordero.

Mediat kanë raportue se superylli i Real Madridit dhe bukuroshja janë në nji lidhje dashnie qe nji muej, ndërsa janë njoft përmes rrjeteve sociale.

Desiree e ka përfaqësue Spanjën në Miss Universe gjatë vitit 2014 në Shtetet e Bashkueme, ku u pozicionue në vendin e dhetë.

Nga ana tjetër, deri tash, 31-vjeçari ka pasë nji numër të madh partneresh, teksa lidhja e tij ma afatgjate ishte me rusen e bukur, Irina Shayk.

Por, ndër bukuroshet që përmenden si femnat, me të cilat ka pasë lidhje dashnie, janë edhe Paris Hilton e Kim Kardashian.