Foto prekëse: Lamtumira në shtratin e vdekjes

Kjo foto kaq prekëse tregon momentin kur nji burrë dhe bashkëshortja e tij i thonë lamtumirë njani-tjetrit.

Djali i tyne, Chris Minnini, ka publikue foton e prindve, Jim dhe Cindy, teksa mbahen në jetë nga pajisjet.

Jim kishte deklarue se preferonte me qenë me t’shoqen në momentet e fundit të jetës.

Çifti i devotshëm ishte dërgue në spital, ku u vendosën në dhoma të ndryshme, por Jim kërkoi që të ishte pranë grues, me të cilën kishte 23 vjet i martuem.

Foto asht ba në nji spital në Ontario, Kanada.

Jim humbi betejën me kancerin e mushkënive.

Kurse Cindy tashma asht kthye në shtëpi dhe po e merr veten mbasi pësoi nji atak kardiak.

foto prekese 2