Foto: Trump e Clinton sot rival, po qysh ishin ma heret!

Fushata për zgjedhjet në SHBA asht ndez ashpër, me kandidaten demokrate, Hillary Clinton që deklaroi se gjysa e atyne që mbështesin rivalin e saj, Donald Trump janë për të ardhun keq.

Kampi i republikanëve asht përgjigj tue thanë se ajo po fyen miliona amerikanë.

Teksa gara duket shumë e ngushtë dhe e fortë, mediat kanë publikue disa foto të rralla, që tregojnë se sa miqësor ishte Bill Clinton me Donald Trump.

Fotot janë ba në Qershor të vitit 2000 gjatë nji aktiviteti për mbledhje fondesh në New York.

Të dy duken të qeshun.

Në nji foto, dy burrat pozojnë me gruen e ardhshme të Trump dhe me modelen e të mbrendshmeve, Kylie Bax.

Trump e ka vlerësue vazhdimisht familjen Clinton përpara se të bahej kandidat për president i republikanëve, madje asht fotografue me çiftin e fuqishëm gjatë dasmës së tij në vitin 2005.

Kur u pyet për këtë, Clinton tha se ajo nuk e njihte mirë atë në atë kohë.

 

2-trcl

 

3-trumpclinton

 

4-trumpclinta

 

6-trcl

 

7-trcl

 

7-trcl

 

8-trcl

 

9-trcl

 

10ptrcl