Fotografia prekëse që deshmon se kriza e refugjatëve vetëm po thellohet!

Imazhi i foshnjës që e humbi jetën gjatë tragjedisë në detin Mesdhe, që mbahet nga nji shpetimtar gjerman, ka ba gjiron nepër rrjete sociale.

Fotografia e femijës të vogël, që duket se asht rreth nji-vjeçar, deshmon se kriza e emigrantëve vetëm sa asht tue u thellue, shkruen koalb.com.

Mija emigrantë janë përpjek me arritë në vendet e Europës Perëndimore përmes gomoneve, nga ku u shkaktue tragjedia e fundit, ku humbën jetën ma shumë se 700 emigrantë.

Organizata humanitare gjermane Sea-Watch që asht tue operue mes ujnave të Libisë dhe Italisë, ka arritë me nxjerrë femijën mbasi ishte përmbys nga nji anije e drunit.

Rreth 135 persona janë shpëtue, por fatkeqesisht 25 persona e kanë humb jetën, tue perfshi edhe femijën e vogël.

Ekipi gjerman menjiherë e ka dorëzue femijën te autoritet italiane, së bashku me trupat tjerë.

 

2-foto