Fotot e rralla: Nji anije që fluturonte në vitet ‘20

Në Korrik të vitit 1929 nisi fluturimet nji simbol luksoz i udhëtimeve në ajër dhe në det.

Anija fluturuese Dornier Do-X, e financueme nga Ministria gjermane e Transporteve, ishte nji ide e Dr. Claudius Dornier.

Ajo mbante deri në 100 pasagjerë, të cilët trajtoheshin në nji vend ushqimi dhe nji bar.

Kishte 12 motorë dhe peshonte 61 tonë.

Megjithatë, nuk arriti me pasë pasagjerët që pretendonte dhe shumë shpejt doli nga moda, edhe pse kishte fluturue në SHBA, Europë, Afrikë dhe Amerikën e Jugut.

2-237 3-238 4-233 6-203