Fotot e Rralla: Shqipnia në vitin 1947 dhe dashnia kroate për shqiptarët!

Nji shkollë në Dalmaci të Kroacisë ka vendos me dhanë mësime në gjuhën shqipe, në kuadër të nji projekti për me mbajt gjallë gjuhën dhe kulturën e nji komuniteti të vogël shqiptarësh, të njohun edhe si Arbanasi.

Drejtori i shkollës së mesme “Vladimir Nazor”, Rade Simicevic tha për BIRN se shkolla e qytetit bregdetar Zadar ka me dhanë orë mësimi opsionale për 46 nxanës në dy klasa.

Komuniteti shqiptar emigroi për në Kroaci në shekullin e 18’të.

Ata vinin kryesisht nga veriu i Shqipnisë.

Simbas BIRN, ata flasin nji prej dialekteve ose gjuhëve ma të rralla në Europë.

Gjuha e tyne flitet nga rreth 300 deri në 500 persona.

Arbanasi kombinon elementë të dialektit geg, me dialektin dalmacian dhe pak elemente të italishtes.

Ata u larguen nga Shkodra kur peshkopi katolik Vincenc Zmajevic kundërshtoi islamizimin e Shqipnisë.

Lidhjet mes Kroacisë dhe Shqipnisë dhe marrëdhaniet miqësore mes tyne njihen prej kohësh.

Studiuesi Robert Elsie ka publikue nji fotoalbum nga Branimir Gushic, pinjoll i nji familje të vjetër kroate.

Ai udhëtoi në Shqipni shpesh nga vitet 1930-1960.

Fotot e këtij albumi janë ba në vitin 1947.

 

2-foto

 

3-foto

 

5-foto

 

6-foto

 

7-foto

 

8-foto

 

9-foto

 

10-foto