Frodo i “Lord of the Rings”: Në Hollywood ka nji rrjet pedofilie

Në Hollywood ka ekzistue, ekziston dhe ka me ekzistue nji rrjet i sofistikuem pedofilie që abuzon me fëmit aktorë.

Kjo asht deklarata e Elijah Wood, aktori i famshëm për rolin e tij tek “Lord of the Rings”.

E thanë prej tij bahet edhe ma e besueshme. Sot 35 vjeç, Elijah e ka nisë karrierën e vet në Hollywood shumë i ri. Qysh në moshën 8-vjeçare ai u zhvendos në Los Anxheles nga Ajoua. Pikërisht në këtë periudhë, ka pasë daljet e para në ekranin e madh në vitet ’80. Në fillim të ’90 fitoi famën me rolin në filmin “Avalon”.

“The Sunday Times” citon aktorin tue thanë se, “fëmit aktorë janë pre e abuzimeve nga të ashquejtunit VIP’a në Hollywood”.

“Kur kam qenë fëmi nuk kam shkue kurrë napër festa në Hollywood, mbasi nuk më lejonte nana, që më mbronte nga këta njerëz. Kam arsye me besue se këto gjana ndodhin ende në HollyWood”, thotë ai.

Wood nuk asht aktori i parë hollivudian që hedh të tilla akuza ndaj industrisë ma të madhe të filmit. Në 2011, Corey Feldman pranoi për “Nightline” se në fmini ishte abuzue seksualisht në Hollywood.

“Mundem me ju thanë me siguri se problemi ma i madh, problemi numër nji në këtë industri ka qenë, është dhe ka me mbetë pedofilia”, ka deklarue ai.