Gadafi ka lanë mbas nji thesar, por…

Ndërsa Libia vuen nga problemet ekonomike, nji “magazinë” e vërtetë me monedha ari ndodhet në qytetin Bedya. Mendohet se mbrenda kasafortës ka nji sasi ari që arrin vlerën 184 milionë dollarë, por zyrtarët nuk kanë kodin për me hap.

Me problemet financiare dhe mungesën e likuiditetit në Libi, kjo shumë kishte me qenë nji ndihmë e madhe.

Por, guvernatori i Bankës Qendrore të Bedyas nuk mundet me ba asgja përsa kohë nuk ka numrin pesëshifror që hap kasafortën.

Vendi po përballet edhe me krizën politike, krahas asaj ekonomike, dhe kjo ban që me u shtue frika se kjo shumë mundet me shkue për të financue militantët islamikë.

Por, edhe nëse ia dalin me hap kasafortën, autoritetet kanë me u përballë me nji tjetër problem, mbasi monedhat e arit dhe argjendit kanë ftyrën e Gadafit.

“Nuk mundemi me i shit ashtu siç janë. Nuk duem me shkaktue polemika tue reklamue ftyrën e Gadafit”, i ka thanë guvernatori i bankës gazetës “Wall Street Journal”.

Për këtë, po shihet mundësia e shkrimjes së tyne. Për me i nxjerrë monedhat nga kasaforta janë punësue dy punëtorë të specializuem në hapjen e tyne.