Gaga nis turneun e koncerteve, këto janë vendet!

Vankuveri ishte vendi i hapjes se turneut të shumëpritun Joanne World Tour të Lady Gaga.

Në nji skenografi plot ngjyra , ylli i popit ka propozue 20 kangë, disa edhe nga disku i fundit “Joanne” (Diamond Heart” në hapje dhe “Million Reasons” në mbyllje) përveç hiteve “Poker Face”, “Alejandro”, “Paparazzi”.

Shfaqja ka me mbërrijë edhe në Itali për nji datë të vetme, 27 Shtator në Mediolanum Forum të Assago.

Turneu i Lady Gaga asht shumë i pritun dhe biletat janë shit në të gjithë botën.

Janë parashikue 60 koncerte dhe shfaqja ka me përshkue jugun e Amerikës, Europën, për t’u kthy më pas në SHBA për datat përmbyllëse.