Gara mes republikanëve n’Amerikë +18

melaniaa

Beteja për të fitu kandidimin për president nga Partia Republikane në SHBA arriti pikën ma t’ulët, kur dy rivalët perfshinë edhe gratë në këtë përplasje.

Gjithçka nisi kur disa mbështetës të Ted Cruz publikuen nji foto të bashkëshortes së Donald Trump, modeles Melania Trump.

Fotot e saj cullak janë ba këtu e 16 vjet ma parë nga revista GQ.

“Njihuni me Melania Trump. Ajo mund të bahet Zoja e Parë. Ose mund të mbështesni Ted Cruz”, thuhet në mesazhin e fotos.

Kjo levizje zemëroi Donald Trump që postoi nji foto të grues së Ted Cruz, Heidi, tue shkrue:
“Gënjeshtari Ted Cruz perdori nji foto të grues sime. Kujdes genjeshtari Ted, ose do i nxjerr të palamet grues tande”.

Senatori i Texasit, Ted Cruz shkroi: “Nuk e kemi nxjerrë na foton e grues tande. Donald, nëse do sulmosh Heidi’n, je ma shumë frikacak nga sa mendoj”.

Edhe Heidi vetë, që punon si drejtoreshë tek Goldman Sachs, reagoi.

“Nuk jemi të shqetësuem. Unë kam nji detyrë në këtë fushatë dhe ajo asht ta ndihmoj Ted’in me fitue këtë garë. Mendoj se asht puna ma e lehtë në botë”.