Gazetarja shperthen n’lot kur e pa veten cullak n’internet!

Gazetarja sportive amerikane, Erin Andrews shpërtheu në lot, teksa nji gjykatë amerikane po ndigjonte deshminë e saj kundër nji burri, që e filmoi në mënyrë sekrete teksa ishte cullak dhe më pas videon e postoi online.

Gazetarja e njohun shpërtheu në lot kur po rrëfente momentet kur mesoi se video prej 5 minutash kishte përfundu n’internet.

37-vjeçarja tha se për pak sekonda e pa videon dhe telefonoi prindit, tue ulërit.

“Baba, jam cullak kudo në internet,” tha ajo tue qarë.

Me pas edhe FBI e detyroi të shihte videon e saj cullak, çka bani që ajo të villte.

Andrews ka depozitu nji padi civile, tue kerku 75 milionë dollarë damshpërblim nga Michael David Barrett, por edhe nga hoteli Marriott, që i dha atij nji dhomë pranë saj.

Barrett, punëtore në nji agjenci sigurimesh, ka pranu se e ka regjistru gazetaren teksa ishte cullak.

Ai kishte modifiku syrin magjik te dhoma e hotelit për të regjistru me telefon.

Barrett e përndiqte gazetaren prej kohësh dhe gjeti momentin kur ajo ishte në nji hotel, teksa po mbulonte nji ngjarje sportive.