Gazetarja tenton me vizatue nji aparat fotografik, por çka i del se?

Transmetimi live ka rreziqet e tij, e këtu bajnë pjesë dhe situatat tepër qesharake e të sikletshme që munden me u krijue, ashtu siç ndodhi me spikeren e Fox News, Kaci Aitchinson.

Prezentuesja doli vullnetare me marrë pjesë në nji eksperiment të ri të Google të quejtun “Shpejt, Vizato!”, ku ke 20 sekonda kohë me vizatue diçka në ekran, e mandej kompjuteri duhet me gjetë se çka asht.

Atchison nisi me vizatue nji aparat fotografik profesional, por skica e saj filloi me u dokë si diçka tjetër, dhe stafi shpërtheu tue kesh.