George Clooney: S’due me u plakë n’ekran!

Aktori hollivudian, George Clooney, ka lanë të nënkuptohet se ai mund të heqë dorë nga aktrimi.

54-vjeçari asht shpreh se nuk dëshiron të plaket në ekran.

Në nji intervistë të dhanë për “BBC”, Clooney ka thanë: “Mendoj se askush nuk dëshiron të shohë dikë teksa plaket. Kuptoni, kamera asht nji gja që nuk harrohet, kështu që me kalimin e viteve duhet të shfaqësh sa ma pak n’ekran”.

Lidhun me mundësinë për të kalu nga aktor në regjisor, ai ka thanë: “Kur plakesh me aktrimin, ti arrinë n’atë pikë që nuk mund të rrishë gjithë jetën përpara kamerave”.

“Asht shumë argëtuese dhe shumë kreative të bash regjisorin e nji filmi”, ka shtue Clooney.