Gjenden mbasardhësit e Leonardo da Vinci’t

Familja e gjeniut të madh, Leonardo Da Vinci nuk asht shue. Ai ka mbasardhës të gjallë edhe mbas 15 brezash.

Kështu e nxjerr nji studim 43-vjeçar i kryem nga nji grup shkencëtarësh italianë, e që ka me u prezentue të Ejten, në teatrin “Da Vinci” në Firenze.

Lajmin e ka dhanë drejtori Ii Muzeut Ideal “Leonardo Da Vinci”, tue shtue se disa prej mbasardhësardhësve të gjeniut kanë me qenë të pranishëm në atë sallë.

Qëllimi i këtij studimi që i ka çue shkencëtarët deri në Francë e Spanjë, ka qenë me ndërtue trungun familjar si dhe vendet ku kanë jetue e vdekë mbasardhësit e tij.

Studiuesit nuk kanë pranue me dhanë asnji detaj tjetër për studimin para ditës së prezentimit të tij t’Ejten, por vetëm kanë deklarue se disa prej emnave që njihen edhe shkencërisht si mbasardhës të Da Vincit, kanë me qenë befasi për opinionin publik.

Leonarddo Da Vinci, ka lindë me 15 Prill 1452 dhe vdiq me 2 Maj 1519 në Firenze të Italisë.

Ai njihet si nji nga mendjet ma të ndrituna të njerëzimit, mbasi asht marrë me shpikje, pikturë, skulpturë, arkitekturë, shkencë, muzikë, matematikë, inxhinieri, letërsi, anatomu, gjeologji, atronomi, botanikë, histori e hartografi.