Grabitësit e Kim Kardashian, serbë dhe malazezë

Grabitja në rezidencën luksoze të Kim Kardashian në Paris ka tana gjurmët e “Pink Panterave”, nji bandë me super-kriminelë, të cilët janë largue me dheta milionë paund bizhuteri vjedhje që në vitin 1984.

Banda, anëtarët e së cilës janë ma së shumti nga Serbia dhe Mali i Zi, kanë vjedhë ma shumë se 280 milionë paund.

Banda asht nji rrjet i zgjanuem me rreth 200 njerëz, puna e së cilës njihet për saktësi dhe dhunë minimale.

Yllit të reality show iu grabitën orët e para të ditës së sotme bizhuteri me vlerë 6 milionë euro derisa u kërcënue me armë e mandej u lidh e u mbyll në banjo.