Grabitet Kim: Keni me u befasue sa miliona i kanë marrë!

Për këtë histori po flet mbanë bota.

Kim Kardashian asht grabit nga persona të armatosun në nji apartament në Paris, mengjesin e së Hanës.

Ylli 35-vjeçar thotë se i kanë grabit rreth 11 milionë dollarë bizhuteri.

Pesë persona të armatosun, të veshun si policë, kanë hy në godinë mbasi e detyruen rojën me i dërgue te apartamenti i Kardashian.

Ata hynë në dhomën e saj, e kercënuen me nji armë, e lidhën dhe e kyçën në banjë.

Nana e dy femive, që po vizitonte Parisin për Javën e Modës, ka mbet e tronditur, por e palëndueme fizikisht.

I shoqi, Kanye West ndërpreu koncertin e tij në New York dhe asht nisur për Paris.

E bija e tyne, North, 3 vjet dhe djali Saint, 10-muejsh, mendohet se nuk kanë qenë në dhomë.

Mendohet se Kim është kthyer sërish në SHBA dhe familja është vendosur nën mbrojtje policore.

 

1-kimi

 

2-kim

 

3-kim