Grueja e Macron ma në fund flet për dashninë me burrin 24 vjet ma të ri (foto)

Zoja e Parë e Francës zbuloi se si vendosi që lumturinë e vet ta qes në rend të parë kur kishte fillue lidhjen me Macron’in 24 vjet ma të ri.

Asht e ditun se ata janë njoft kur ai shkonte në shkollë të mesme në të cilën ajo ishte profesoreshë.

Lidhjen e kishin fillue kur 18 vjeçari Emmanuel kishte aktrue në nji shfaqje të cilën e udhëhiqte Brigitte në nji shkollë private në veri të Francës.

Edhe pse ai vitin e fundit të shkollimit e vazhdoi në Paris, lidhja e tyne e kishte përballue largësinë.

“Ekzistojnë momente në jetën tuej kur duheni të bini vendime shumë të randësishme.

Për mue atëherë ishte pikërisht kështu. Kur lexoj për neve, gjithmonë kam përshtypjen se po e lexojë tregimin e tjetërkujt.

Tregimi ynë asht i thjeshtë. Për këtë arsye, ajo që asht folë 20 vjetet e kalueme asht e parëndësishme. Natyrisht, hamë mëngjes bashkë, unë me rrudhat e mija, e ai me rinin e vet”, ka deklarue haptas Brigitte 64 vjet, përcjell  Metro.

“Sikur të mos e kisha ba këtë, do ta kisha que dam jetën time. Unë kam kalue momente të lumtuna me fëmijët e mi, por njikohësisht kam ndje se duhet me përjetue këtë dashni në mënyrë që të jem plotësisht e lumtun”, ka shtue Zoja e Parë e Francës.

Emmanuel dhe Birgitte janë kunorëzue në vitin 2007, dhe ajo ka luejt rol të madh në karrierën politike të Presidentit 39 vjeçar të Francës.