Grueja e tij humb kujtesën, vendos me u martue sërish me te

“Kisha me u martue sërish vetëm për te”. Kështu asht shprehun Jeremy, bashkëshorti i Justice Stamper, me të cilën u martue Gushtin e kaluem. Por, vetëm 19 ditë mbas dasmës së tyne, Justice pësoi nji aksident të randë dhe si pasojë humbi kujtesën.

Mbas seancave të vazhdueshme të fizioterapisë, ajo tashma asht mirë. Por, nji muej mbas aksidentit, ajo i rrëfeu diçka prekëse bashkëshortit të saj: “ Nuk due me u mërzitë, por nuk e mbaj mend dasmën tonë”.

Jeremy i tregoi çdo ditë grues së tij fotot e dasmës, por ajo sërish nuk mban mend asgja.

“E shoh mënyrën se si ai më kqyrte gjatë ceremonisë, dhe nuk mbaj mend asgja apo si u ndjeva”, u shpreh ajo.

I prekun nga kjo, Jeremy vendosi me ba diçka ndryshe. “Mu thye zemra dhe vazhdimisht kam thanë se ka me u martue sërish vetëm për te”.

Historia e çiftit u ba virale, dhe kompanitë lokale nisën me dhurue për to torta dasmash, fotografë etj. Ata planifikojnë me u martue për së dyti, në përvjetorin e tyne të parë, në 1 Gusht.