Grueja e Trump ka paditë ‘Daily Mail’ dhe ‘US Bloger’ me 150 milionë dollarë

Melania Trump ka paditë gazetën britanike “Daily Mail”dhe “US bloger” me 150 milion dollarë (114 milion euro), kjo për akuzat e gazetarëve se ajo ka qenë nji punëtore seksi në vitin 1990, thotë “BBC”.

Daily Mail ka sugjerue se zoja Trump ka punue si punëtore seksi me kohë të pjesshme në New York, dhe mandej u takue me bashkëshortin e saj, Donald Trump, i cili tash po kandidon për Shtëpinë e Bardhë.

Pretendimet ishin “gënjeshtra të plota”, ka thanë avokati i saj, Charles Harder.

Si “US bloger” ashtu edhe “Daily Mail” kanë tërheqë mbrapsht artikujt e tyne.