Grueja e Trump: Si emigrante kam zbatu çdo ligj!

Unë kam qenë vet emigrante dhe si e tillë kam respektue çdo ligj”.

Kështu asht shpreh bashkëshortja e Donald Trump, në nji intervistë për “Mornig Joe”.

Retorika e ashpër e kandidatit për president në SHBA, për emigrantët asht në qendër të kritikave nga analistët por edhe nga kundërshtarët e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë.

45-vjeçarja asht shpreh se asnjiherë nuk ka mendu të qendroi n’Amerikë pa letra.

“Unë kisha nji vizë dhe kthehesha për ta rinovu atë herë mbas here në Slloveni”, u shpreh Melania.

Ish-modelja shtoi se i duheshin disa vite që të aplikonte për “green card”.
E pyetun për retorikën e ashpër të bashkëshortit të saj ndaj kandidates së vetme femën demokrate, Hillary Clinton, Melanie tha se Donald Trump edhe në jetën reale i trajton femnat njisoj si mashkujt, pa i dhanë prioritet asnjanës gjini.