Grueja “magnet”, qe qysh i ndjen tërmetet

Spanjollja 30-vjeçare, Moon Ribas, nji artiste avangarde ka nji superfuqi që nuk shihet me sy. Ribas ka vendosë nji magnet të vogël në krah që i mundëson me ndje çdo tërmet që ndodhë në botë, në kohë reale. Ribas të gjitha dridhjet që ndjen i shndërron në vallëzim ose në lëvizje.

“Unë due me i ndje lëvizjet në mënyrë ma të thellë. Planetet lëvizin, dridhen dhe lëvizin vazhdimisht. Unë mendova se kishte me qenë e mrekullueshme që këto lëvizje masive dhe natyrore me u përkthye në nji mënyrë krejtësisht të re”, ka sqarue Ribas.

Ajo asht koreografe që studioi lëvizjet në Dartington College në Britani të Madhe. Magneti i Ribas merr çdo të dhanë nga nji aplikacion iPhone’it që mat aktivitetet sizmike nga monitorët gjeologjik napër botë. Ajo tregon se sa ma i fortë që asht tërmeti, aq ma e fortë asht dridhja që ndjen në iPhone dhe në krahun e saj.