Grueja padit “Starbucks” se i qiten shumë akull

Nji ngjarje e pazakontë ka ndodhe në Chicago, ku nji grue ka paditë në Gjykatën Federale kompaninë e njoftun “Strabucks”, sepse i kishin qite shumë akull në pije.

Grueja në fjalë tashma kërkon nga kompania nji shumë damshpërblimi që kap vlerën 5 milionë dollarë, sepse simbas saj nuk janë respektue këshillat e autoriteteve sa i takon shërbimit.

Rreth padisë në fjalë, “Sturbucks” ka deklarue se grueja kërkon me përfitue në mënyrë të pandershme nga kjo histori. “Klientët tanë e mirëkuptojnë dhe presin që akulli me qene nji përbamës kryesor në pijet tona”, tha zadhënësi i kompanisë.