Grueja që ju gjen partnerë t’pasunve

Lara Asprey ka nji punë të veçantë. Ajo i prezenton femnave burra beqarë dhe t’pasun të moshës 45-55 vjeç dhe i ndihmon me krijue nji lidhje dashunie mes tyne. Ajo thotë se ka shumë njerëz t’pasun të disponushëm, por janë të “fshehun për radarët”.

Në derën e 33-vjeçares trokasin shumë t’pasun për ndihmë dhe jo vetëm mashkuj, por edhe femna t’suksesshme në karrierë, por ma pak në dashuni. Javën e kalueme, nji amerikan 50-vjeçar i kërkoi asaj disa këshilla. E mori me nji avion privat në Cannes, aty ku banonte, dhe Lara kaloi dy ditë me te tue i ndryshue imazhin.

“Në shumicën e rasteve, të pasunit kanë nevojë për parapërgaditje para se me dalë në nji takim. Kjo asht puna ime, me i ba gati. I këshilloj për flokët dhe kundrat. Beqarët zakonisht futen në rutinën e tyne dhe vishen si të ndihen ma rahat”, tregon Lara.

Ajo shpjegon se jeta asht shumë e vështirë për mashkujt e suksesshëm që i kanë kalue të pesëdhetat. “Kanë nji profil profesional dhe e vlerësojnë shumë privatësinë e tyne. Nuk duen t’dalin në pazar. Zakonisht nuk kanë kohë, mbasi janë të nxanun me udhëtime e punë. Edhe pse mund t’negociojnë për miliona dollarë, janë shumë t’marruem me femnat. Nuk duen që t’prezentohen me femna nga shokët apo kolegët dhe nuk duen as të njihen online. Asht nji punë e vështirë, por unë kam bashkue plot çifte”, shpjegon Lara.