Hapen për herë të parë varrezat për ateistat

Nji varrezë, në të cilën nuk ka simbole fetare asht hapë në Suedi, për me mirëpritë numrin gjithnji e në rritje të ateistave.

Josef Erdem, nji mësues nga Borlange në Suedinë qendrore e propozoi fillimisht këtë ide mbasi donte që njerëzit me vendosë vetë çfarë pamje duhet me pasë varri i tyne.

Ai bani nji aplikim formal për terrenin mbas negociatave me përfaqësuesit e Kishës suedeze.

Kjo e fundit ka me mirëmbajt varrezën, por nuk ka me u përfshi ma tej.

Tue folë për të përditshmen “The Local”, Erdem tha se tashma njerëzit munden me vendosë vetë se qysh duhet me u dokë varri i tyne, por kjo varrezë ka me qenë pa simbole fetare e kombëtare.

Suedia asht vendi i dytë në botë me numrin ma të madh të atyne që nuk besojnë në Zot, në bazë të përqindjes së popullsisë, simbas nji sondazhi të realizuem në 2015’ën nga Gallup International dhe WI Network of Market Research.

Në vendin e parë qëndron Kina komuniste./The Independent