Harrone viagrën, këto janë ushqimet që ju bajnë të fortë në krevet

Bostani : Fibrat e tretshme te bostani ndihmojnë qarkullimin e gjakut, që asht shumë i randësishëm për performancën në shtrat. Përveç kësaj, bostani përmban gjithashtu nji aminoacid që zgjanon enët e gjakut te pjesa gjenitale.

Hudra: Nji ndër përbamësit kryesorë të hudrës asht alicina, e cila ndihmon në furnizimin me gjak të penisit dhe e ban atë ma të ndjeshëm ndaj stimulantëve tue rritë kështu epshin.

Çokollada: Çokollada dhe kafeina rrisin në mënyrë natyrale dëshirën seksuale. Çokolladat janë të pasuna gjithashtu me antioksidantë që mbajnë nën kontroll radikalet e lira dhe ju ndihmojnë me e marrë veten nga stresi mendor dhe fizik.

Speci i kuq djegës: Përveç se ju jep shije gatimeve, speci i kuq djegës mundet me rritë dëshirën seksuale. Përgjegjës për këtë asht kaspaicina, nji përbamës që rrit endorfinën dhe rrahjet e zemrës. Dhe e pregaditë trupin për me krye aktivitet seksual.

Farat e kungullit: Farat e kungullit janë nji burim i mirë i proteinave, hekurit, kaliumit dhe fosforit, të cilat të gjitha së bashku ndihmojnë në rritjen e dëshirës seksuale.