Hashim Thaçi u uron fat ekipit të filmit Shok, në Oscars

Ceremonia e ndamjes së çmimeve “Oscars” ka me u mbajtë sonte në Los Angeles dhe asht hera e parë që nji film nga Kosova asht i nominuem për këtë çmim prestigjioz, i cili nga shumë gazeta e portale të hueja po konsiderohet si favorit.

Për këtë ceremoni ka shkrue në Facebook edhe tashma Presidenti i ri Hashim Thaçi, i cili i ka dëshirue suksese ekipit që punoi filmin.

Thaçi shkruejti se filmi ka hedhë dritë mbi nji të vërtetë tragjike nga historia jonë çlirimtare.

Lexone të plotë postimin e Thaçit:

Sonte e gjithë Kosova shikon dritat e Hollywood-it dhe natën e Oskarëve ku për herë të parë një film kosovar është i nominuar për çmimin më të madh botëror. Gazeta e njohur LA Times parashikon që filmi “Shok” të fiton. Ne i dëshirojmë sukses ekipit që punoi filmin me mjetet e fondit tonë filmik por me kreativitet dhe emocione të veçanta. Filmi ka hedhur dritë mbi një rrëfim të vërtetë tragjik nga historia jonë çlirimtare. Me fat sonte! HTH