Hekurosja e tmershme e gjinit, nga Afrika n’Angli

Në Britani egziston nji traditë që përfshin vajzat e kohës së pubertetit, e cila ua ndalon atyne zhvillimin, gja që ka ngritë shqetësime të medhaja, mbasi 1 mijë gra iu kanë nënshtrue kësaj praktike të njoftun si “hekurosje gjinit”.

Kjo traditë bahej fillimisht në disa pjesë të Afrikës dhe synon me i ba vajzat ma pak tërheqëse për gjininë e kundërt, në mënyrë që ata të përqëndrohen në punë dhe në shkollë.

Ky rit kryhet gjithmonë nga nana e vajzës, në intimitetin e shpisë së tyne.

Nji grue e quejtun Lara, që i asht nënshtrue kësaj tradite, tha për Sky News se hekurosja e gjinit bahet me nji gur të nxehtë dhe shkakton dhimbje të madhe.

Ekspertët thonë se ky ritual mundet me shkaktue sëmundje të shumta, tu’ përfshi edhe kancerin e gjinit.

Kjo traditë disa gra i ka lanë më pasoja, mbasi ato nuk munden me i ushqye femitë e tyne me gji.

Organizata për Zhvillim të Drejtave të Grave i ban thirrje Qeverisë britanike që me konsiderue këtë traditë si vepër penale.

Deri tash, asnji person në Britani të Madhe s’asht dënue për këtë krim.

Megjithatë, aktivistët insistojnë se kësaj tradite i duhet nji përkushtim ma i madh para se me u ba nji problem ma i përhapun.