Hillary Clinton shfrytëzon të mbasmet e Jennifer Lopez për me u ba presidente (video)

Kandidatja demokrate Hillary Clinton ka humbë pikë përballë Donald Trump mbas rikthimit të skandalit të emaileve të saj.

Clinton duhet me i shtue forcat e saj dhe me gjetë metoda të reja për me rifitue popullaritetin dhe mbështetjen e votuesve, kur kanë mbetë ma pak se dy javë nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

E kush ma mirë se Jennifer Lopez mundet me ba këtë? Kangëtarja me famë botnore ka shprehë mbështetjen për Clinton dhe u ka ba thirrje votuesve hispanikë që me mbështetë dhe me votue kandidaten demokrate. Për m’i bindë, Lopez ka përdorë “armën” e saj ma të mirë, të mbasmet dhe format trupore seksi.