Holanda vuen nga mungesa e kriminelave, rrezikohet mbyllja e 5 burgjeve

Holanda po vuen nga nji problem serioz – nuk ka mjaftueshëm të burgosun për me i mbush burgjet e saj.

Nga të dhanat nga Ministria holandeze e Drejtësisë, ka rezultue se shkalla e përgjithshme e krimit ka me ra për 0.9 % në vit, mbrenda pesë vjetëve të ardhshme.

Për faktin se nji e treta e 13.500 qelive të saj të burgut nuk janë të mbushuna, kjo nënkupton se pesë burgje kane me u mbyllë përfundimisht, ndërsa unioni i punëtorëve të burgut (FNV) ka frigë se mbi 1900 punonjës kane me i humb vendet e tyne të punës.

“Ma shumë se nji e treta e burgjeve nuk janë tue u përdorë dhe parashikimet flasin se gjanat vetëm sa kane me u ba edhe ma keq”, ka thanë Jaap Oosterveer, zadhanës i Ministrisë së Drejtësisë.

“Pa dyshim, nga perspektiva sociale kjo gja asht shumë e mirë për shkak se shkalla e krimit ka ra, por nëse jeni nji person që punon në burgje, atëherë ky s’asht lajm i mirë”.