Hulumtimi: Femnat kanë predispozita me pasë ‘plane rezervë’ kur marrëdhania e tyne nuk funksionon

Simbas nji hulumtimi, gratё kanё predispozita, tue u bazue nё gjenet e tyne, pёr me pasë afera si “plane rezervё” nёse marrёdhania e tyne dёshton.

Shkencёtarёt e Universitetit tё Texas’it thonё qё janё tue sfidue supozimin se njerёzit kanё evolue pёr me pasë marrёdhanie monogame.

Hulumtimi i atij ekipi na kallxon se “hipoteza e ndrrimit tё partnerit”, e cila thotë se njerёzit kanё evolue tue testue vazhdimisht marrёdhanien e tyne dhe pёr me kërkue pёr opcione afatgjate ma tё mira.

Autori kryesor i hulumtimit, Dr. David Buss, deklaroi pёr Sunday Times: “Monogamia gjatё tanё jetёs, nuk asht karakteristike pёr format e para tё shumimit te njerёzit”, transmeton Rrokum.TV.

“Ndamja nga partneri dhe shumimi me tjetrin mundet me qenё karakteristikё ma e saktё dhe e zakonshme, ndoshta edhe si strategjia e parё e shumimit tё njerёzve”.

Hulumtimi kallxon se, pёr paraardhёsit tanё tё largёt, kёrkmi i nji partneri ma tё pёrshtatshёm ishte e nevojshme tue pasë parasysh sёmundjet, tё ushqyemit dobёt, si dhe shnetën e lig, ku njerёzit jetonin deri nё 30 vjet./Rrokum.TV.