I burgosuni denoncon dy gardianet e bukura: Më përdhunuen

Dy gardiane burgu janë në burg për akuzën e abuzimit me nji të burgosun. Jill Curry, 39 vjeçe, Brett Robinson, 33 vjeçe, akuzohen se kanë krye marrëdhanie me nji të burgosun në burgun e Washington’it.

Ka qenë 25-vjeçari Jang-Li Delgado-Galban, e cili ka denoncue këtë fakt, tue e quejtë abuzim. Ngjarja ka ndodhë në vitin 2014 dhe tani dy gratë janë të burgosuna, në pritje të vendimit të gjykatës.

Gjatë procesit, i dënuemi ka kërkue nji damshpërblim prej 650 mijë dollarë dhe ka pretendue se dy gardianet e kanë përdhunue disa herë në qelinë e tij, tue përfitue nga autoriteti që u jepte pozicioni i punës.