I çoi lule te varri, mbas 16 vjetësh zbuloi të vërtetën shokuese

Për gjashtëmbëdhjetë vjetë me radhë i ka çue lule dhe asht lutë për shpirtin e vjehrrit. Por, krejt papritun zbulon se në atë varr ishte dikush tjetër.

Ky asht rasti i nji grueje n’Itali, e cila u lajmërue pak ditë ma parë nga autoritetet në komunën e Milanos, për zhvarrimin e trupit të të ndjerit për ta zhvendosë diku tjetër. Por, familja e V.L. asht përballë me kufomën e nji grueje sapo asht hapë arkivoli, shkruen Tema.

Njeriu i tyne i dashun kishte ndërrue jetë në Qershor të vitit 2002 dhe qysh prej asaj dite, ata e kishin vizitue shpesh varrin pa e ditë se në të prehej nji e panjohun. Familja ka ba denoncimin në polici dhe në Zyrën e Shërbimeve Funerale për gjetjen e eshnave të të afërmit të tyne, shkruen ANSA.