I ftuemi special në Eurovision 2016 – Justin Timberlake

Për herë të parë në historinë e Eurovisionit, ka me qene i ftuem nji superyll që s’asht pjese e garës.

Organizatorët e festivalit evropian kanë vendos që këtë vit si të ftuem me pae këngëtarin e njoftun Justin Timberlake, i cili ka me ba premieren e këngës “ Can’t Stop The Feeling!”.

“Jemi krenar që kemi me mireprit nji nga kangëtarët ma të njoftun në botë. Asht knaqësi dhe insipirim për të gjithë ne”, u shpreh Martin Österdahl, Producent Egzekutiv për Eurovision Song Contest 2016.

Eurovision ka me u mbajte me 10, 12 dhe 14 Maj në Stokholm.

Timberlake ka me performue në natën finale me 14 Maj.