I hapi nji profil djalit në Instagram, por reagimi nuk ishte qysh e priste

Nji nanë hapi nji profil në “Instagram” për me nda me të afërmit dhe miqtë fotot e djalit të saj, por reagimi ishte krejt tjetër nga ai që priste.

Vogëlushi L.B. asht veç 10 muejsh, por në rrjetin social ka marrë qindra tallje dhe fyemje, për shkak të peshës.

E gjetun në nji situatë të tillë, gruaea ka vendosë me luftue kundër fenomenit të talljes, tue “përdorë” imazhin e djalit të saj.

Ky reagim e ka prekë gruen në pikën e saj ma të dobët, mbasi derisa ishte shtatzanë, djali tjetër i saj, i cili ishte 20 vjeç, asht vetvra për shkak të talljes që pësonte në shkollë.

Mes emnave që i kanë vnue përdoruesit e rrjetit vogëlushit, asht edhe “trashamani Steph Curry”.

Kjo ka ba që nana e tij me ndërrue emnin e profilit të djalit, tue e quejtë Steph Curry, si nji mënyrë për me ju kundervye atyne që përpiqen me ba hajgare.

Ajo thotë se, pamvarësisht reagimeve negative, nji numër i madh njerëzish thonë se pamja e buzëqeshun e djalit u risjell humorin dhe kjo asht arsyeja pse profili ka mbi 52 mijë njerëz.