I harron n’kerr 187 mijë dollarë, por kështu vepron taksisti

Një histori e pazakontë ka ndodhë në Boston të SHBA’ve. Nji taksist ka gjetë në ulësen e mbasme të kerrit 187 mijë dollarë cash.

Dikush i kishte harrue aty, por taksisti nuk asht mendue gjatë dhe i ka kthye paret e gjetuna në polici.

Por, kjo histori nuk mbaron me kaq. Policia ka nisë kërkimet dhe ka zbulue se çanta i përkiste nji të pastrehi.

Ato pare ja kishte lanë trashegimi i ati që kishte vdekë. Për gjestin që ka ba taksisti asht shpërblye nga endacaku me…100 dollarë.