I humbin lulet nga varri i nanës, ajo vendos nji kamerë dhe zbulon të vërtetën

Mbas vdekjes së nanës së saj të moshueme, çdo javë shkonte në varreza ne Londer për me vendosë lule mbi varrin e saj. Por, rast mbas rasti i bante përshtypje nji detaj, lulet zhdukeshin gjithmonë.

Kështu, ajo mendoi me vnue nji kamerë për me zbulue se kush ishte hajduti. Ajo pa se nji vajzë vidhte me shpejtësi lulet e varrit të nanës së saj, pa prekë ato ngjitun. Tashma grueja asht vnue në kërkim të vajzës hajdute, dhe po tenton me zbulue motivin që e shtyn që me i vjedhë lulet.