I hyn hajni n’shpi, Rita Ora e kërcënon se ka me vra

Kangëtarja Rita Ora ka lajmërue policinë për me i thanë se ka me vra nji hajn që kishte hy në shtëpinë e saj, ku ajo ishte bashkë me të motrën Elena.

Telefonata në numrit të policisë u ngue në gjykatë nji ditë mbasi nji hajn hyni në shtëpinë e Ritës për me vjedhë sende me vlerë 200.000 sterlina.

25-vjeçarja me origjinë nga Kosova dhe motra e saj, Elena, ishin në gjumë në katin e sipërm të banesës së tyne, kur dy burra hynë në shtëpi për me grabitë.

Derisa kante, krijuesja e hitit “Roc The Life” tha në gjykatë se, ajo së bashku me motrën dhe nji mike kishin pa nji film deri në 2:30 të mbramjes dhe mandej shkuen në dhomat e tyne për me flejtë.

Rita Ora shton: “U shtriva për me flejtë dhe jam çue nga piskamat e motrës sime. Papritun pash Elenën që ngjiti menjiherë shkallët dhe erdhi në dhomën time, ushtri në krevatin tim dhe filloi me bërtitë”.

Mandej ngohet kaseta e regjistrueme, në momentin kur kangëtarja telefonon për ndihmë. Rita u kërkoi autoriteteve që me ardhë menjiherë në shtëpinë e saj.

“Oh, Zoti im, unë nuk kam asnji thikë, unë e di që ata kanë me u ngjitë nalt”, ka thanë ajo në telefon.