I ndëgjon rrahjet e zemres së djalit për here të parë mbas vdekjes te dikujt tjetër. Kqyreni reagimin e kësaj nane

Nji nanë i ka ndëgjue rrahjet e zemrës së djalit të saj, i cili ndërroi jetë në Dhetor të vitit 2012 në nji aksident trafiku.

Zemra e tij u transplantue te Terry Hooper, tri ditë mbas vdekjes së djalit.

Djali 18 vjeçar i Lisa Swanson, Levi Schulz, vdiq mbas nji aksidenti me veturë, ndërsa nana e tij menjiherë mbas vdekjes së djalit e dhuroi zemrën te adoleshentit Terry Hooper, cili ishte i diagnostifikue me kardiomiopati, shkruen The Independent.

Shikoni momentin prekës të takimit të nanës dhe Hooper. Ajo ma vonë mujti edhe me i ndigjue të rrahunat e zemrës së djalit të saj në trupin e 64 vjeçarit.

Swason ishte e shoqnueme nga vllau i saj binjak Shelby Schulz, kur i ndëgjoi për here të parë rrahjet e zemrës së djalit të saj të ndjerë, përmes ultrazanit.

“Shumë mirë. Dukej sikur ai asht aty”, tha Swason kur u pyet se si u ndi kur e ndigjoi ultrazanin.

Kqyreni reagimin e saj!