I pari i Tiranës i jep Çelësin e Qytetit Dua Lipas

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dorëzue Çelësin e Qytetit kangëtares së njohun me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Në nji pritje të organizueme në Komunën e Tiranës, Veliaj i ka shprehë mirënjohjen kangëtares me famë ndërkombëtare dhe i ka dorëzue asaj nji prej simboleve që u jepet miqve të qytetit.

Kryebashkiaku Veliaj tha se, ndihej shumë i lumtun që i dorëzonte Çelësin nji vajze që frymëzon shumë njerëz.