“I pasun ose i vdekun”, moto e mafias shqiptare në Holandë

Porti i Rotterdam’it mbetet nji nga pikat kryesore të shpërndamjes së landëve narkotike nga vendet e Europës, përfshi Shqipninë dhe Spanjën, tue argumentue kështu të dhanat se Haolanda mbetet qendra e shpërndamjes së heroinës.

Porti i Rotterdam’it me 105 kilometra katrorë dhe 40 km i gjatë, asht ma i madhi në Europë dhe i treti në botë.

Tue folë për gazetën ‘El Pais” shefi i luftës kundër trafikut të drogës në Europol, ka deklarue se kontenierët janë shumë të përshtatshëm për trafikantët.

Ai ka thanë se, porti qarkullon 400 milionë tonë mallna në vit dhe ka 90 mijë persona të punësuem, por ndërkohë në tre vite “vëllimi i dërgesave të konfiskueme në Holandë asht i pashembullt”.

Simbas tij, numri i madh i njerëzve shton masivisht korrupsionin dhe kontejnerë të tanë kalojnë pa u kontrollue mbas ryshfetit që marrin zyrtarët.

Simbas të dhanave, ndryshe nga vitet e kalueme, kur këtë port e kontrollonin mafia të tjera, këtë vit, drejtimin e ka marrë mafia shqiptare dhe moto e saj simbas gazetës spanjolle asht: “I pasun ose i vdekun”.

Ekspertët e thonë se grupet që kontrollojnë tregun e heroinës dhe të kokainës janë të përbamë nga shtetas turqë, pakistanezë dhe shqiptarë, të cilësuem si mjaft të dhunshëm dhe shpesh ata përfundojnë të vdekun napër rrugë.