Ideja e këtij restoranti: Kush ha pa telefon paguen ma pak!

Ka disa vite që telefonat janë ba pjesë e pandashme e jona dhe nëse kjo pajisje asht inteligjente, mvarësia ndaj tyne bahet ma e madhe.

Janë të shumta përpjekjet apo idetë origjinale në mbarë botën që synojnë të shkëputin këtë lidhje, por pak ja kanë dalë.

I fundit që e provon asht nji restorant në periferi të Teramos në Itali. Dy pronarët e restorantit luksoz kanë mendue që të ofrojnë 15 përqind zbritje nga fatura për të gjithë klientët që paraqiten për të hangër pa telefonin me vete.

Për këtë, ata kanë mendue që ashtu siç lihet nji çadër, xhaketa apo pallto, të lihet edhe telefoni; në hymje të restorantit.

“Ideja lindi prej nevojës për t’u kthye në normalitet, të shohim njerëz që derisa shijojnë ushqimin tonë të bisedojnë me njani-tjetrin”, thotë Clara Di Cesare, menaxhere e restorantit.