Industria e seksit online, aty ku “shet mendjen, dhe jo trupin”

BBC i kushton sot nji shkrim biznisit të seksit online, apo çikave të kamerave (webcam –girls) në Rumani. Klientët që hyjnë (login) janë nga Amerika e Veriut dhe Europa Perendimore.

Dy kate në nji godinë në Bukuresht janë “kompeksi” i këtij biznisi që ushtrohet në 40 oda të dekorueme simvas shijes së duhun për këtë punë. Ata që rrinë përballë kamerës quhen “modele”, kurse ata që kqyrin, “anëtarë”.

Paret fillojnë të gjenerohen për “modelet” kur “anëtari” i kërkon kalimin në linjë private të kameres së instalueme në PC.

Të ardhunat mesatare nga ky biznis janë impresionuese: 4000 euro në muej që asht afërsisht 10 herë ma shumë se mesatarja rumune. Po kaq fiton edhe Studio në fjalë nga puna e nji modele nga komunikimet online të saj.

BBC thekson se LiveJasmin asht faqja ma e madhe në botë për hostimin e materialeve të webcam: 35-40 milionë përdorues në ditë dhe 2000 “modele” aktive online në çdo moment. Kjo industri e webcam gjeneroi në vitin 2016 2-3 miliardë euro.

Sekreti i suksesit për modelet: duhet me dijtë me thanë diçka, përndryshe “anëtari” ikë.