Instagrami censuron kangën e Dua Lipas në Tiranë, qe qysh revoltohet ajo!

Dua Lipa nuk e ka mshef entuziazmin që ka përjetue nga atmosfera që publiku shqiptar ka krijue në koncertin e saj në Tiranë. Por, në videon e koncertit që ajo ka postue në Instagram, zani i saj asht censurue nga rrjeti.

Dua asht revoltue që Instagrami nuk e ka njoftë kangën e saj dhe kjo vjen simbas egzistencës së profileve të shumta fallc që e kanë postue kangën ma parë. Megjithatë, kangëtarja ka zgjedhë me ruejtë këtë video pa za, tue qenë se asht e randësishme për të.

Qe çka shkruen ajo:

“Instagrami ka fshirë videon videon time të këngës Last Dance, për arsye të së drejtës së autorit. Kjo më mërzit sepse është kënga ime, por sidoqoftë unë e kam ripostuar sepse e dua këtë video e cila fatkeqësisht është pa zë. Momentet e rëndësishme nga Shqipëria ime. Kështu duket Tirana me mbi 30 mijë njerëz. E pabesueshme. Faleminderit!”

243480