Inva Mula koncert në Beograd, ate ka me pritë edhe Kryeministri serb Aleksandar Vucic

Mediat serbe, kanë shkrue për koncertin historik që soprano shqiptare ka me dhanë në Beograd nesër në mbramje; tue tërhekë edhe vëmendjen e politikës, Inva Mula ka me u pritë nga kryeministri serb, Aleksandar Vucic, nji ditë para koncertit.

Siç njoftojnë mediat serbe, kangëtarja ka me bashkëpunue me dirigjentin serb Dejan Savic.
Mediat serbe kanë informue dje, se soprano shqiptare Inva Mula ka me u pritë zyrtarisht nga kryeministri serb Aleksandar Vucic, nji ditë para koncertit. Ajo shkon në Beograd në dy raporte paradoksale të këtij vendi me shqiptarët; si histori kulture, e nji marrëdhanie ma të hershme muzikore, dhe si nji histori politike e nji marrëdhanie që ka shoqnue siç dihet, deri në ditët e sotme, tensione e luftna, e tani nji lloj paqe, pothuejse të imponueme nga jashtë.

Për koncertin në Beograd, Inva Mula asht shprehë se nuk ka pasë ndonji paragjykim tue u interesue për imazhin e saj si artiste, por njikohësisht dhe të nji marrëdhanie historike.

“Unë shkoj si artiste dhe due me u vlerësue si artiste dhe me qenë pjesë e kompanisë. Artisti ka lirinë për me shprehë artin e tij kudo që të jetë. Ky asht imazhi dhe mesazhi ma i mirë që mundet me dhanë nji artist”.