Ishulli, ku mija persona shkojnë për me u martue

Rachelle dhe Abdul Kader janë libanezё, por ata duhet tё shkonin nё nji vend tё huej pёr t’i premtue njani-tjetrit besnikni të përjetshme. Këtu nusja dhe dhandrri nuk vishen me veshjet e zakonshme, por qysh kanë dëshirë. Të veshun me blluzë dhe xhinse të grisuna ata bajnë betimet ne gjuhёn angleze dhe jo nё gjuhёn e tyne amё, arabishten.

Mbasi shpallen burrë dhe grue nga punonjësi i gjendjes civile, të ndrojtun ata puthin njani-tjetrin.

Historia e dashnisё sё tyne asht diçka e zakonshme ne Liban. Nji vend, i cili ka te njohuna zyrtarisht 18 sekte fetare. Rachelle asht katolike maronite, ndërsa Abdul nji mysliman sunit. Asnjani perj tyne nuk dёshiron tё konvertohet në fenё e partnerit dhe për këtë arsye kanë zgjedhë nji martesë civile dhe larg vendit të tyne.

Sigurisht, kisha preferue me u martue nën emnin e Zotit, por nuk kemi zgjidhje tjetёr”, thotë Rachelle. “Na erdhёm këtu, mbasi nuk kemi martesa civile nё Liban”, shton ajo.

Shumë çifte te hueja vizitojnё Qipron për dasmat e tyne. Rreth 3000 çifte fluturojnё çdo vit nga Lindja e Mesme për të kunorёzue martesat e tyne. Shumica e tyne janё libanezё dhe izraelitё. Ato gjejnё nji ceremoni civile greko-qipriote, e cila asht e shpejtё, e lirё dhe çka asht ma e randёsishmja, ligjёrisht e njohun nё shtёpite e tyne.

“Ka shumё njerёz, tё cilёve nuk u lejohet tё bajnë martesa civile dhe na jemi vendi i parё Europian ku ata kanё mundёsinё tё bajnё nji martese civile”, thotё oficeri i martesave civile tё Larnaca, Michaelakis Mallas. “Ceremonitё zgjasin 10 deri nё 15 minuta dhe na ju japim atyne nji shfaqe te mirё”, shton ai.