ISIS i shpallë luftë Papës, e bajnë fajtor për këto dy çashtje

Për herë të parë ISIS i ka shpallë luftë zyrtare Papa Francesco’t. Ati i shejjtë asht vnue nën shënjestër nëpërmjet nji shkrimi nga revista Dabiq.

Papa Franceso cilësohet fajtor për mbrojtjen që u ka ba homoseksualëve me lutjen e tij për viktimat e masakrës së Orlandos.

Ai gjithashtu sulmohet për përpjekjen e vazhdueshme drejt nji bote të moderueme myslimane.

Artikulli thekson se, homoseksualiteti asht i pamoralshëm. Ky shkrim asht shoqnue me fotografi të Papës me imamin e Kajros Ahmed al Tayeb, të cilët janë cilësue si kundër fesë.