ISIS ju shpall luftë edhe…macave! Po qysh vepronte profeti Muhammed me to?

ISIS ka miratue nji ligj anti-mace dhe në kalifat i asht hapë rruga shfarosjes së tyne. Në Mosul, fortesa e fundit irakiane në duert e xhihadistëve, nji “fatwa” (ligj islamik), ndalon mbajtjen e maceve nëpër shtëpi.

Lajmi asht ba publik nga televizion irakian Al Sumeria. Banorëve të qytetit u asht ba thirrje t’u binden ligjit dhe të mos bajnë rezistencë ndaj direktivës së dhanë nga njerëzit e al-Baghdadi, të autorizuem për të gjetë dhe vra këto kafshë.

Simbas asaj që shkruhet në dekret, macet doket se shkojnë kundër vizionit dhe ideologjisë së besimit të xhihadistëve.

Në të vërtetë, vendimi asht i habitshëm, për faktin se në fenë myslimane macja konsiderohet nji kafshë e pastër dhe e bekueme aq sa vetë Profeti Muhammed u kujdes për nji prej tyne. Macen Muezza e kishte nxanë gjumi pranë Muhammedit. Kur erdhi ora e lutjes, ky i fundit që të mos e çonte, preferoi të priste nji pjesë në teshën që kishte veshë.