ISIS ka shkatërrue tempullin 3 mijë vjeçar

ISIS ka publikue nji video ku pasqyrohet shpërthimi i nji tempulli 3000 vjeçar në veri të Irakut në qytetin e vjetër Mespotam Nimrud. Ky ishte sulmi i radhës që ISIS kryen ndaj thesareve ma të çmueshme arkeologjike dhe kulturore.

Kombet e Bashkueme konfirmuen se nga pamjet satelitore shihet se hymja e tempullit pagan të Nabusit asht shkatërrue plotësisht si pasojë e shpërthimit.

Nimrud daton 13 shekuj para erës sonë dhe ndodhej 30 km larg Mosulit, zonë kjo e pushtueme nga militantët e shtetit islamik në vitin 2014.