ISIS nxitë ‘ujqit e vetmuem’ me përdor objekte shtëpiake për xhihad!

Nji video e re terroriste ka nxit ndjekësit e tyne me përdor objekte shtëpiake për me krye xhihadin kundër Perëndimit, shkruen DailyMail.

Në këtë video, xhihadistët e vetë-radikalizuem po nxisin për ndjekjen e shembullit të Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili përdori nji kamion me qira për me nisë nji sulm shkatërrues gjatë festimit në ‘Ditën e Bastiles’ në Nicë, ku vranë 86 njerëz.

Gjatë filmit, terroristët janë këshillue që të mos kërkojnë armë të sofistikueme apo eksplozivë për me krye nji sulm.