ISIS po i vjen fundi? Xhihadisti pisket: “Mos m’vrani!” (video)

Ky asht momenti i tensionuem kur trupat kurde i kerkojnë nji militanti të ISIS me u dorëzue, mbasi kanë rrethue nji nga bazat xhihadiste në periferi të Mosulit.

Ata i kërkojnë atij me dalë me duert nalt dhe me ngritë blluzën, për me tregue se nuk mban eksploziv.

Por ajo që ban vërtet përshtypje, asht pamja e militantit.

I pistë dhe me rroba të grisuna, ai duket imazhi ma i saktë i ranies së Shtetit Islamik.

Së fundmi, ushtria irakiane dhe trupat kurde janë tue luftue në periferi të Mosulit, ndërsa rrethi sa vjen e ngushtohet drejt qendrës së ISIS.